Flash News

KRYESORE

Rama ndau publikisht historinë e dhimbshme me Gregun, Kryemadhi e 'thumbon': Dashurinë për fëmijët mund ta shprehim edhe pa i përdorur politikisht

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ndau sot një histori personale, edhe pse debati po kulmon për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tensioneve që solli pas.

Kryeministri foli për momentin e vështirë kur vite më parë

pa në koma djalin e tij të madh Gregun, në spitalin e Massachusetts, SHBA.

Historinë e solli duke thënë se në atë spital numërohen me mijëra të vdekur për shkak të koronavirusit, e duke theksuar se vendi ka një popullsi me vetëm dyshin e Shqipërisë.

“Jeta më ka çuar dikur pa dashjen time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacutes, kur pashë se çfarë ndodhte mendova se kjo këtu është dora e zotit, se s’ka mundësi.

Para syve pashë atë qenie për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë”, tha Rama ndër të tjera.

Pas fjalës së Ramës, ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me një status në Facebook, duke akuzuar Ramën se përdori historinë me djalin për t’ju shmangur halleve politike e ligjore.

“Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore. #MosIdhunoniFëmijët”, shkruan Kryemadhi.

 

 

 

 

 

Lexoni edhe: “Do jepja jetën ta ktheja nga koma”, Rama tregon historinë e ‘njeriut të zemrës’ në spitalin në Masaçutes

Të fundit