Flash News

KRYESORE

Rama ndërhyn në poezinë e Kadaresë, reciton para mësueseve dhe u drejtohet burrave

Rama ndërhyn në poezinë e Kadaresë, reciton para

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mbajti fjalën në një aktivitet para mësuesve, fitues të portalit "Mësues për Shqipërinë”.

Pasi foli për rëndësinë e përzgjedhjes nëpërmjet portalit, kryeministri në mbyllje të fjalës recitoi disa vargje të poezisë “Në Parkun Që Mbuluan Fletët”, të Ismail kadaresë, si dhe iu drejtua burrave.

“Duke u ndarë nga ju besoj që meritoni një sprovë time dhe ma ha mendja që do ma toleroni dështimin e mundshëm, sidomos ato që janë mësuese letërsie. Po dua të ndahem nga ju duke recituar për ju.  Dhe duke iu kërkuar ndjesë atyre që janë në gjininë time, recitimi nuk është për ta.

Që ti të vije kaq e bukur 

Me këta flokë, me këtë hap 

Toka të egrën klimë e zbuti 

Dhe akullnajat ktheu mbrapsht. 

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe 

Të ndodhte ndryshe s'kish se si. 

U desh të zhdukeshin përbindshat 

Që te kjo botë të vije ti...

mësuesja e portalit”, recitoi Rama poezinë, duke shtuar vargun e fundit.

Të fundit