Flash News

E-TJERA

Rama nderohet me titullin e lartë në Francë: I’a kushtoj gruas, nënës dhe fëmijëve

Rama nderohet me titullin e lartë në Francë: I’a kushtoj

Kryeministri Edi Rama është nderuar nga presidenti i Francës, Francois Hollande me titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit.

Rama shprehet se ndihet i prekur thellë nga ky vlerësim dhe titullin i’a kushton Shqipërisë, gruas, nënës dhe fëmijëve të tij.

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i'a kushtoj Shqipërisë, gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit, të cilët me besimin e mbështetjen e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Faleminderit Francë”, shkruan Rama.

Ende nuk duhet motivacioni për të cilin Rama është nderuar me këtë titull në Francë.

Të fundit