Flash News

KRYESORE

Rama ndjek këshillën e Metës, propozon emrin e tij për ministër të Jashtëm

Rama ndjek këshillën e Metës, propozon emrin e tij për

Kryeministri Edi Rama prite të marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme, pasi Presidenti refuzoi të dekretonte në këtë post Gent Cakajn.

Sipas news 24, një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku Rama njohu anëtarët me vendimin në fjalë dhe pritet që kryeministri të dërgojë në Presidencë emrin e tij, si propozim për ministër të Jashtëm.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste për media, shefi i kabinetit të Ilir Metës, tregoi se gjatë bisedës që kreu i shtetit zhvilloi me kryeministrin sa i takon mos dekretimit të Cakajt, Meta i propozoi Ramës që të jetë ai ministër i Jashtëm.

Një skemë e tillë u ndoq edhe nga Tsipras, kryeministri grek, i cili pas dorëheqjes së Kotzias, mori edhe postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë.

 

Të fundit