Flash News

KRYESORE

"Rama ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij", ish-deputeti: Drejtësia të mos bëhet pjesë e grushtit të shtetit

"Rama ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij",

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka me një thirrje drejtuar drejtësisë dhe rendit, i këshillon të mos bëhen pjesë e grushtit të shtetit që Rama po përgatit nëpërmjet Lleshajt dhe Arta Markut për të ruajtur pushtetin e kryeministrit.

"Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken", shkruan Paloka.

 

Statusi i plotë i Palokës

Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit .

Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve, nga taksat e te cileve paguhet policia.

Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.

Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg.

Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri , milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij.

Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.

Të fundit