Flash News

KRYESORE

Rama ndjek propozimin e Bashës: Nga nesër mbyllen fasoneritë dhe call center-at

Rama ndjek propozimin e Bashës: Nga nesër mbyllen fasoneritë dhe

Në një dalje për mediat, kryeministri Rama tha se duke filluar që nesër, do të mbyllen të gjitha fasoneritë dhe call center, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, deri në një njoftim të dytë.

Rama gjithashtu përsëriti se duke filluar që nga nesër (13 mars) nga ora 06:00 deri të dielën (15 mars) në orën 00:00, do të pezullohet edhe transporti privat.

Mbyllja e bizneseve fasone dhe bizneseve call center vjen pas thirrjes që beri kreu i PD Lulzim Basha.

"Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarr inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat.

Ne rast se kur te rifillojnë aktivitetet, do te konstatohet se nuk kane kryer te gjitha detyrimet per te mbrojtur veten, punonjësit, e te gjitha familjet e kontaktet e tyre, jo vetem qe do te mbyllen por do te marrin persiper cdo kosto te kesaj mbyllje se ne kete rast eshte vetem neglizhenca e tyre”, tha Rama.

Më herët Basha vuri në dukje se qeveria vonoi dy javë për të mbyllur aktivitetin e bizneseve me prezencë të shtuar të njerëzve si call centerat apo fasoneritë.

Të fundit