Flash News


KRYESORE

Rama ndryshon drejtuesit në qarqe. Spostohet Bushati e Gjylameti, shpërblehet Spiropali

Rama ndryshon drejtuesit në qarqe. Spostohet Bushati e Gjylameti,

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës. Bie në sy postimi i Ditmir Bushatit, që do të zëvendësohet nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri, që mori 8% në votimet e 30 qershorit.

Po ashtu, Blerina Gjylameti nuk do të jetë më drejtuese e qarkut të Tiranës, duke e zëvendësuar me Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin.

“Procesi zgjedhor nis me organizatat. Më pas me kryetarët e forumet, kongresin, asamblenë deri atëherë secili ka një detyrë e do të vlerësohet nga vetë procesi. Por dua që që sot të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër, qarkun e drejton Valdrin Pjetri. Qarkun e Tiranës që të ketë më shumë rezultat propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Duke qënë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i jap një detyrë tjetër, qarkun do ta drejtojë Sandër Lleshaj”, deklaroi Rama.

Ndryshime do të ketë edhe në sekretariat, ku një post iu besua Ilir Beqajt.

“Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë”, sqaroi Rama.

Të fundit