All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama: Në 31 dhjetor nuk do ketë më asnjë kazino dhe pikë bastesh sportive në zona të banuara

Rama: Në 31 dhjetor nuk do ketë më asnjë kazino dhe
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në një dalje për mediat, Rama tha se është vendosur se duke nisur nga data 31 dhjetor i këtij viti nuk do ketë më kazio elektronike dhe pika bastesh sportive në zonat e banuara.

All - Paragraf - 3

“Duke nisur nga data 31 dhejtor e këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazionotë elektornike si dhe bastet sportive.

Nga data 1 janar nuk do ngrihet më asnjë qepenë për basete dhe kazino elektorike në asnjë zonë të banuar”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama njoftoi se është vendosur aplikimi i oficerëve të policisë në shkollat e vendit, ku do të angazhohen 150 oficerë sigurie.

“Kemi vendosur të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e policisë në shkollat e vendit. Projekti në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, aty do fillojnë punën 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program”, deklaroi Rama.

Po kështu, Rama bëri të ditur se është miratuar vendimi për monitorimin me kamera të të gjithë burgjeve të sigurisë së lartë në vend.

Të fundit