Flash News

KRYESORE

Rama në Berlin flet për mediat gjermane: Të takosh Angela Merkel është si të takosh Papën

Kryeministri shqiptar Edi Rama krahason vizitën e tij në Gjermani me kancelaren Angela Merkel njësoj sikur do të takojë Papën.

"Angela Merkel është një kampion evropiane. E gjithë rajoni i Ballkanit ka shumë shpresë te ajo”, u shpreh kryeministri Rama për median gjermane, RND.

"Pra, është normale që çdo kryetar i qeverisë në Ballkan që shkon në Berlin ndihet pak si një pelegrin që dëshiron të shohë Papën", shtoi më tej kreu i qeverisë.

Sipas medias gjermane, Rama këmbëngul për vendin e tij në negociata më të shpejta për anëtarësim në BE.

"Ne dëshirojmë të bëhemi anëtar ", tha Kryeministri i Shqipërisë në RND.

Bashkimi Evropian po diskuton tani nëse duhet të hapen bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Si Komisioni i BE dhe Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk rekomandojnë hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, ka skepticizëm midis shteteve anëtare.

Të fundit