Flash News

KRYESORE

Rama në Bruksel në kulmin e krizës, kush janë zyrtarët që do të takojë sot pasdite  

Rama në Bruksel në kulmin e krizës, kush janë zyrtarët

Kryeministri Edi Rama  po zhvillon një takim pune në Bruksel, në kulmin e përplasjeve politike në vend.

Në axhendën e takimeve të shefit të qeverisë sot janë parashikuar disa takime me zyrtarë të lartë të BE.

Kështu, në orën 17:00 kryeministri do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini.

Më pas kryeministri do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker.

Kujtojmë se dje presidenti Meta zhdekretoi zgjedhjet vendore, ndërsa PS ka përgatitur një mocion prej 5 orësh debat këtë të enjte në parlament ndaj aktit të presidentit.

Nga ana tjetër, duke e konsideruar ‘nul’ zhdekretimin, PS ka kërkuar dhe ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës, i cili sot në orën 16.00 ka paralajmëruar një tjetër konferencë shtypi.

Të fundit