Flash News

KRYESORE

Rama në Bruksel, takon Hahn dhe flet për vettingun: Këtë javë hyn në fazën përfundimtare

Rama në Bruksel, takon Hahn dhe flet për vettingun: Këtë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. Në profilin e tij në facebook, Rama tregon pak momente nga takimi dhe thekson se u diskutua për ecurinë e procesit të vettingut.  

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Evropian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama krahas videos.

 

Të fundit