Flash News

KRYESORE

Rama në Elbasan: As Romeo nuk i është lutur kaq shumë Zhuljetës sa unë Bashës

Rama në Elbasan: As Romeo nuk i është lutur kaq shumë

Gjatë takimit të zhvilluar me gratë në Elbasan Rama foli edhe mbi situatën e krizës. Ai njoftoi se PS nesër do të fillojë zyrtarisht fushatën dhe nuk do të pres PD.

Sipas tij nuk është parë në asnjë vend të botës që një kryeministër t’i jetë lutur kreut të opozitës sa ai Bashës. Rama zgjodhi ta sillte këtë nëpërmjet një batute ku tha se as Romeo nuk i është lutur aq shumë Zhuljetës sa ai Bashës në këtë situatë.

Fjala e Ramës:

Nuk kemi parë asnjë qeveri që i thotë opozitës shkruaj çfarë të duash dhe do të bëjëm pjesë të ligjit, nuk kemi parë asnjë kryeministër që ti lutet kreut tëe opozitës, as Romeo nuk i është lutur aq shuëm Xhuljetës në veprën e Sheksprit. Megjithatë prap se prap të gjithë atyre që më shkruanin po të ishin ata do bënin kështu ashtu, unë i thosha se pikërisht se ne nuk jemi si ata jemi këta që jemi. Për ne nuk është as  dobësi as humbje kohe që kur je në qeveri ti shtrish dorën atyre që janë opozitë  dhe të tregosh një gadishmëri përtej durimit. Arritëm sa u tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë sepse donim ti jepnim një shans real PD  për ti hapur rrugëne  arsyes, dhe të kthehet nga drejtimi i paditur ku është nisur. Tërheqja nga Kavaja nuk ishte prova se kemi frikë, por na dhimbset edhe vendi, edhe qetësia e njerëzve por edhe mbarëvajtja e zgjedhjeve. Jemi në orëte  fundit dhe ta vazhdojnë lojën duke thënë se janë dakort për ato që nuk ishin dakort, dhe kishin kohën  për ti bërë gjërat si duhet. Çfarë është Shqipëria një oborr kopshti që të gjithë duhet të gjëmojnë nga pas një fëmijë grindavec?. Përpjekja për të bër një shtet çfarë kuptim ka  nëse politikanët dhe partitë dalin mbi ligjin mbi njerëzit, nëse do tju lejohet ajo që një qyetari nuk i lejohet?A ka prind që mund të imagjinojë se, një fëmijë që nuk hyn në provim kur duhet të kërkojë të hyjë në provim kur të dojë? Zgjedhjet nuk janë lojë por e drejta sovrane e popullit. Kush jemi ne që ti themi popullit se nuk paraqitemi në provim, kush jemi ne ?

Të fundit