Flash News

KRYESORE

Rama në Gjirokastër, studentja: Të kam shkruar por s'më ke kthyer përgjigje! Kryeministri e mohon

Rama në Gjirokastër, studentja: Të kam shkruar por s'më

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me studentët e universitetit "Eqerem Çabej".

Një studente, nënë e një fëmije dhe kryefamiljare, teksa mori fjalën, i tha kryeministrit se i ka shkruar dhe më parë për ta sqaruar nëse ka përfitim për studentët që janë dhe prind, por sipas saj nuk a marrë përgjigje.

"Jam studente, nënë e një fëmije. Të kam shkruar por nuk më je përgjigjur. Unë jam kryefamiljare...", u shpreh studentja.

Ndërsa kryeministri mohoi që të mos i ketë kthyer përgjigje, por që e ka orientuar të shkruajë në portal, ku të rendisë kërkesat e saj.

"Të kam kthyer pergjigje dhe të kam thënë të shkruash në platformë", iu përgjigj Rama studentes, duke i kaluar më tej fjalën ministres së Arsimit për ta sqaruar për rastin.

Të fundit