Flash News

KRYESORE

Rama në Himarë: Meta vulos me “togzën e rripit” si Haxhi Qamili, më dërgoi edhe një letër dashurie me kod

Rama në Himarë: Meta vulos me “togzën e rripit” si

Në takimin që pati me elektoratin në Himarë, kryeministri Rama nuk i ka kursyer sërish thumbimet ndaj presidentit Ilir Meta.

Duke ju referuar dekretit të fundit të Metës për datën e re të zgjedhjeve me 13 tetor, Rama tha se presidenti është një Haxhi Qamil i kohës sonë.

“Haxhi Qamili mbante një vulë që ishte togëza e një rripi të vjedhur nga karvanet që kishin plaçkitur, ku shkruhej ‘kompani kafeje import-export’. Por baba Haxhiu nuk e dinte se çfarë po vuloste, ndërsa ky Haxhiu ynë sot  e di”, tha Rama.

Ai theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen të dielën me çdo kusht dhe se, sipas tij, këtë nuk mund ta ndalë as presidenti Meta, e as Monika Kryemadhi.

“Ne do të votojmë të dielën dhe këtë s’e luan as topi, e jo më ta luajë filxhani i Monikës ku ka zhytur gjithë opozitën dhe as dekret pas dekreti te babaxhikes”, u shpreh Rama.

Duke ju referuar letrës që Meta i dërgoi dje kryeministrit që ky i fundit të reflektonte për situatën poltike, kryeministri e cilësoi këtë si një ‘letër dashurie të koduar’.

“Më kishte dërguar edhe një letër dashurie me kod, se shikoje çfarë do ndodhë. Dhe më kujtonte Ramiz Alinë. Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet nga frika që mos populli do të ngrihej dhe ta degdiste në fund të detit. Po këtu cili popull po ngrihet?”, tha Rama.

Të fundit