Flash News

KRYESORE

Rama në Komitetin e Rindërtimit: Barra është e madhe, do të doja të ishte edhe opozita

Rama në Komitetin e Rindërtimit: Barra është e madhe, do

Kryeministri Edi Rama do të dëshironte që të mund të bisedonte edhe me opozitën në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, sa i përket masave për t’i rikthyer normalitetin shtetasve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai tha se komiteti ngrihet për të qenë një institucion që të sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.

“Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.

Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Do të doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë gjithmonë të mirëpritur. Sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë dhe nuk kemi çfarë dallimesh të kërkojmë tek njëri-tjetri.”, tha Rama.

Ai shtoi se ka një barrë kolosale të kësaj sfide, pasi kostoja financiare është mjaft e madhe.

Të fundit