Flash News

KRYESORE

Rama në konferencë me ministrin Di Maio: Italia do të na mbështesë në aksionin anti-KÇK

Rama në konferencë me ministrin Di Maio: Italia do të na

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri. Ai vizitoi sot çadrat e kampit të Vorës ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Di Maio mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

Në fjalën e tij për mediat, De Maio tha se qeveria italiane do të ndihmojë në procesin e rindërtimit pas dëmeve të tërmetit.

Po ashtu ai tha se ai përmendi edhe negociatat, për të cilat tha se Italia nuk do ta kursejë mbështetjen për Shqipërinë në këtë pikë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, pasi shprehu mirënjohjen për ndihmën e Italisë, kryeministri theksoi se me ministrin italian diskutuan edhe mbi reformën në drejtësi, e mbi legjislacionin e ri ndaj të ashtuquajturës nga kreu i qeverisë si KÇK.

“Kemi diskutuar edhe legjislacionin e ri kundër KÇK, njësinë kundër korrupsionit. Ministri italian më ka konfirmuar gatishmërinë e Italisë për të na mbështetur me njerëz në terren. Duan që ta thellojmë këtë partneritet strategjik të afrohemi në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. E falenderoj ministrin edhe për mbështetjen që Italia ka dhënë në marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria, e siguroj që do bëjmë më të mirën, e do jetë vlerë e shtuar në bashkëpunimin tonë’’ u shpreh Rama.

Burime nga PD njoftojnë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm Italian tek rezidenca e ambasadorit italian. Pas takimit, Basha do të ketë një komunikim me mediat.

Të fundit