Flash News

KRYESORE

Rama në Korçë, qytetarët e presin me protesta: Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë ku po reklamon anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, por atje është përballur me protestën e qytetarëve.

Me qindra banorë të Kroçës kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj kryeministrit Rama, të cilin e bëjnë përgjegjës për gjendjen e rënduar të rendit dhe ekonomisë. Ata kanë ngritur zërin edhe kundër dhunës së ushtruar ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku, nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ndërkohë që Rama mohoi sot policia ka kryer shkelje për ngjarjen e ndodhur në muajin korrik.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike. Ervin Salianji shkruan nga qyteti juglindor: “Rama pritet me protesta nga qytetarët ne Korçë. Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish.”

Deri më tani raportohet se protesta ka vijuar normalisht dhe pa konfrontime me policinë, ndryshe nga sa ndodhi pak ditë më parë në Elbasan.

Mohoi shkeljet në çështjen e Xhisielës, Basha kritika Ramës: Vajza u përdhunua nga banda jote

Të fundit