Flash News

KRYESORE

Rama në krah të Mogherinit nuk e lëshon sërish Saimir Tahirin: Po presim prova; mosarrestimi për shkak të Komisionit të Venecias

Rama në krah të Mogherinit nuk e lëshon sërish Saimir

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lëshuar sërish ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndonëse akuzat që qëndrojnë mbi të për përfshirje në trafik droge kanë rritur skepticizmin në vende si Gjermania, Franca dhe Holanda.

Në krah të Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Rama tha se vendimi për mosarrestimin e Tahirit është bërë në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ai theksoi se Partia Socialiste po pret nga Prokuroria të paktën një provë që të lejojë arrestimin e ish-deputetit të saj.

“Është e rëndësishme që të përballemi me argumentat sepse vlejnë argumentat. Në procesin e Saimir Tahirit shumica qeverisëse ka zbatuar gjithçka Komisioni i Venecias ka nënvizuar lidhur me rastet kur një komision i posaçëm thirret në detyrë për të trajtuar çështjet e arrestit. Së dyti, ne e kemi thënë dhe po presim që Prokuroria të dali me të paktën një provë dhe jo dhjetë. Prokuroria quhet një trup e influencueshme sa i përket anës teorike.  Se treti, e thashë dhe po e përsëris, është gjëja më e lehtë që të nxirren bishta e alibira dhe të krijohen pseudo-argumenta veç faktit që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

Kryeministri mohoi se Berlini ishte skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe akuzoi opozitën shqiptare se ka ndërhyrë brenda koalicionit qeverisës gjerman për të shtrirë propagandën e saj.

“Gjermania nuk është vend skeptik për zgjerimin, është vend kampion i projektit të Europës së bashkuar. Kancelarja gjermane është në krye prej vitesh të një procesi ku jo rastësisht ka marrë lidershipin për të marrë një raport të ri për Ballkanin perëndimor. T’i bëjmë të qarta këto dallime që të mos ngatërrohemi me këmbët tona. Ka forca që janë kundër zgjerimit. Brenda dhe jashtë koalicionit gjerman ka individë të lidhur ngushtë me PD që ushqehen nga propaganda. Ashtu si ka dhe ndonjë që ka ardhur dhe ka bërë fushatë kundër nesh”, u shpreh Rama.

Rama tha gjithashtu se edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk është skeptik, por e konsideroi kampion të evropianizimit dhe zgjerimit të BE-së.

Do ndikojë klima e ndezur politike në çeljen e negociatave? Mogherini: Do takohem me opozitën. Kam një mesazh

“Mish për top”, Rama ftesë Bashës dhe mesazh vendeve skeptike pas rekomandimit pozitiv nga KE

“Pacta sunt servanda”, mesazhi ‘i fshehtë’ që Nikos Kotzias i dërgoi sot Ditmir Bushatit për negociatat

Të fundit