Flash News

KRYESORE

Rama në OKB kërkon njohjen e Kosovës: Është rrip sigurimi për stabilitetin e Ballkanit

Rama në OKB kërkon njohjen e Kosovës: Është rrip

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet anëtare që nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Rama tha se të gjithë ata që e kanë përdorur foltoren e OKB-së për të ngritur frikëra për atë që do të sillte pavarësia e Kosovës, kanë dështuar, pasi Republika e re tregoi se është një rrip sigurimi për të gjithë rajonin.

“Pranimi i Kosovës në çdo institucion rajonal me të drejta të barabarta është me një rëndësi thelbësore. Ka patur nga ata që e kanë përdorur këtë foltore për të ngritur frikëra se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që askush nuk do të mund t’i kontrollojë. Ne nuk kemi parë asgjë nga këto. Kësh mund të mohojë arritjet e Kosovës në më pak se një dekadë të pavarësisë së saj?  Pavarësisa e Kosovës jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë të errët, por përkundrazi u shndërrua në një rrip sigurimi për stabilitetin e gjithë rajonit. Serbia dhe Ksoova janë prej disa vitesh në një dialog serioz drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre me ndërmjetësimin e BE-së. Gjithnjë e më shumë ky proces ka krijuar një frymë mirëbesimi mes dy vendeve. Kjo është një arsye më shumë për tu kujtuar atyre që nuk e kanë njohur Kosovës ta bëjnë këtë. Kjo nuk duhet të shihet si sfidë. Njohja e Kosovës, diçka që e kanë bërë 113 anëtarë të OKB-së, është një kontribut i drejtpërdrejt për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar nevojnë për heqjen e çdo barriere për tregtinë e lirë.

Hoteli super-luksoz që Edi Rama zgjodhi për të takuar liderin e vetëm gjatë Asamblesë së OKB-së

Të fundit