Flash News

KRYESORE

Rama në pozicion e të penduarit, nuk i quan kazan dhe kërkon ndihmën e mediave

Rama në pozicion e të penduarit, nuk i quan kazan dhe kërkon

I pakënaqur me raportimet e tyre, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i etiketojë mediat si kazan. Prej kohësh, është i njohur ky qëndrim i kreut të qeverisë për mediat në vend.

Pasditen e sotme, Rama ishte i pranishëm në Orikum së bashku me disa prej ministrave të kabinetit ku foli për masat e marra për përballimin e sezonit. Në fund të fjalës së tij, Rama kërkoi edhe ndihmën e mediave, këtë herë pa i etiketuar si kazan, për promovimin e Shqipërisë edhe pse tha se nuk ka shumë shpresë që kjo të ndodh.

“Nëse dhe mediat do të japin edhe ato ndihmesën e tyre, duke nxjerr në pah jo vetëm aspektet negative, atë e dinë shumë mirë ta bëjnë dhe e bëjnë me një zell që kalon çdo lloj pritshmërie, por dhe aspektet pozitive dhe ndër to kryesorin pozitivitetin në raport me pastërtitë aty ku ajo është, për ta promovuar atë do të ishte një ndihmesë e mirëpritur edhe pse me thënë të drejtën shpresa në këtë aspekt është fare e zbehtë”, deklaroi Rama.

Të fundit