Flash News

KRYESORE

Plani i Diasporës, Rama: Falenderoj LSI-në, kërkojmë bashkëpunim nga PD

Plani i Diasporës, Rama: Falenderoj LSI-në, kërkojmë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të plamnit të Diasporës.

Rama, nga Kryesia e Kuvendit, ka falenderuar përfaqësuesit e LSI-së të cilët kanë qenë të pranishëm, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e PD-së. Rama u shpreh se do kishte qenë mirë të kishte dhe përfaqësues të PD-së në takimin e sotëm, të cilët mungonin.

“Falenderoj posaçërisht përfaqësuesit e LSI-së dhe nuk është sekret që do të dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri, sens të interesit të përbashkët që përfaqësuesit e kësaj pjese të opozitës të kishim këtu edhe përfaqësuesit e opozitës së PD. Kjo është temë që nuk ka qasje majtas e djathtas, por qasje unifikuese kombëtare”- u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi dhe rëndësinë e intershipeve mes shteteve dhe se  nuk mund të ndajmë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në dy grupe.

“Regjistri i Diasporës nuk është veç çështje numërimi, por i ofron shqipërisë një bazë të dhënash”, shtoi më tej kryeministri.

 

Të fundit