Flash News

KRYESORE

Rama në RAI, ish-deputeti: Reagimet e ‘kryqëzojnë’ pavarësisht administratës së paguar, përfshirë dy zv.ministra

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia komenton fluksin e reagimeve në profilin e emisionit “Porta a Porta”, ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama.

Ndërsa publikon me foto reagimet e shumta, përfshirë edhe dy zv.ministrat e kabinetit qeveritar si Petro Koçi dhe Artan Shkreli , ish-deputeti thekson se sërish Rama u kryqëzua nga ‘lumi’ i komenteve kritike, kur nuk mungon censura.

“NUK I SHPETON DOT TE VERTETES!

Siguron nje dalje per te mashtruar edhe ne gjuhen italiane e qytetaret e kryqezojne! Reagim i jashtezakonshem kur mungon censura. Administrata e paguar me taksat e shqiptareve per t'i thurur lavde kryeministrit, perfshi 2 zevendesministra, nuk ia del dot para te VERTETES qe qytetaret ia plasin hapur kryeministrit qe e ktheu Shqiperine ne narkoshtet e bleu votat me kriminele! E VERTETA eshte me e forte se parate e krimit me te cilat emeron opoziten si ati i tij shpirteror diktator! Fasada ka rene e ka mbetur vec nje diktatoruc frikacak, qe do kete fundin qe historia i ka rezervuar gjithnje diktatoreve!”, shkruan Spahia.

Të fundit