Flash News

KRYESORE

Rama në Samitin WB6: Covid nxori në pah rëndësinë e Shengenit të vogël 

Rama në Samitin WB6: Covid nxori në pah rëndësinë e

Raport i gazetës Danas

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se iniciativa ‘Shengeni i vogël’ pas pandemisë është shumë më rëndësishme se më parë, dhe se kushdo që e ndërlikon këtë proces e bën nga shkaqe politike.

“Është e qartë se kushdo që e ndërlikon këtë proces me kritika e bën këtë vetëm për shkaqe politike dhe nga një këndvështrim dritëshkurtër politik. Është plotësisht e pakuptimtë dhe duhet që të gjithë të mos përfshihemi në këtë, sepse flasim për katër liritë e Bashkimit Europian“, tha Rama në samitin e gjashtëshes ballkanoperëndimore.

Ai shtoi se tani janë me rëndësi realizimi i iniciativave për integrimin ekonomik të rajonit, gjë për të cilën do të jetë e nevojshme një  monitorim më i mirë i liderëve dhe partnerëve për përmbushjen e asaj që kemi premtuar.

„Disa (si paosjë e pandemisë) do të goditen nga probleme të furnizimit, disa të prodhimit, dhe disa, si puna jonë, do të goditen te problemi i shërbimeve me rënien drastike të turizmit“, tha Rama dhe shtoi se bashkëpunimi më i shpejtë dhe më i madh i vendeve do të ndihmojë që nevojat të kompensohen.

Sikurse nënvizoi ai, zhvillimi i Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet paqes dhe bashkëpunimit është më i rëndësishëm se kurrë.

“Ëndërra e madhe e zhvillimit të rajonit nëpërmjet paqes dhe bashkëpunimit tani ëshë më e rëndësishmja. Tani është më me rëndësi sesa para pandemisë. Besoj se pandemia na ka treguar se ajo që po bëjmë që prej gjashtë vitesh qëkur ka filluar procesi i Berlinit, është pikërisht ajo që u nevojitet brezave të ardhshëm“, tha Rama.

Nënvizoi se ekziston vlerësimi se Ballkani perëndimor pas pandemisë do të goditet nga recesioni me tetë përqind.

Vuçiçi: Serbia është për bashkëpunim më të mirë dhe më të shpejtë rajonal.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia dëshiron të zhvillojë shpejt bashkëpunimin rajonal dhe të krijojë një mjedis më të mirë ekonomik për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Edhe nëse antarësohemi në BE para të tjerëve, do ta vazhdojmë të mbetemi në rajon dhe bashkëpunimi me vendet e tjera do të mbetet prioritet për Serbinë“, tha Vuçiçi në samitin e liderëve të gjashtëshes ballkanoperëndimore që e organizoi Këshilli Atlantik i Uashingtonit.

Vuçiçi tha se Serbia i përket Ballkanit dhe se dëshiron të bashkëpunojë dhe të krijojë mjedisin më të mirë ekonomik për të gjithë dhe shtroi se, nëse vendet e rajonit i zgjidhin të gjithë problemet që kanë, do të jenë të respektuara edhe në BE edhe në SHBA.

“Të gjithë jemi tejet të vegjël për të arritur çfarëdolloj gjëje, por nëse punojmë sëbashku mund të arrijmë diçka“, tha ai.

Vuçiçi kujtoi se kamionët serbë presin në kufijtë e brendshëm 26 milionë orë në vit dhe se do të mund të shkurtohehsin shtatë përqind e shpenzimeve nëse eleminohen procedurat burokratike.

„Konkluzioni është se mund të kursejmë më shumë para sesa do të merrnin nga kushdo në botë“, tha Vuçiçi.

Presidenti i Serbisë kujtoi se tregu i Ballkanit Perëndimor është tregu më i rëndësishëm për Serbinë, pas atij të BE-së, dhe se të gjithë duhet t’i përkushtohen këtij rajoni dhe të japin gjithçka nga vetvetja që të rikthejnë respektin e ndërsjelltë.

“Duhet të ndalojmë së nënvlerësuari fuqinë tonë, duhet ta ndryshojmë vetveten“, tha Vuçici.

Shtoi se e mbështet idenë që njëherë në muaj të organizohet samiti i liderve rajonalë në të cilën do të mund të shqyrtohen të gjithë çështjet dhe të ndiqet realizimi i atyre për të cilat është rënë dakord.

„I kuptoj të gjithë dallimet politike, ekziston më së paku një vend që do të dëshironte të ikte nga rajoni, këtu është i njohur edhe konflikti mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet të japim gjithçka nga vetja që ta zgjidhim, megjithëse nuk jam plotësisht optimist për këtë çështje“, tha Vuçiçi në samitin online.

Pjesmarrësit e samitit përshëndetën iniciativën për përparimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Pjesmarrësit e samitit për partneritet në Ballkanin Perëndimor që u organizua nga Këshilli Atlantik i Uashingtonit përshëndetën iniciativën e liderëve që të përparohet dhe të përshpejtohet bashkëpunimi ekonomik, në mënyrë të veçantë pas pandemisë se korona virusit.

Kryetari i Dhomës së Industrisë së Serbisë Marko Çadezh shprehu kënaqësinë që liderët e rajonit e kanë vënë bashkëpunimin ndër prioritetet të politikave të tyre.

“Liderët gjithnjë e më shpesh po vendosin ndër prioritetet e tyre problemt rajonale. Jo vetëm për atë se janë të rëndsishme për rajonin, por sepse është me rëndësi për vetë ata. Në vendet tona, nëse dëshiron të rizgjidhesh duhet t’u japësh diçka qytetarëve. Kjo do të thotë se duhet ta marrin përgjegjësinë vetë dhe jo të presin se çfarë do të vijë nga Uashingtoni, Berlini, Londra apo Brukseli“, tha Çadezhi.

Ai nënvizoi se bashkësia e biznesit dëshiron të jetë partner konstruktiv.

“Nuk marrim vendime, nuk hartojmë ligje, por kemi burime të mëdha për të ndihmuar“, shtoi Kryetari i Dhomës serbe të industrisë.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit Metju Palmer deklaroi se raportet mes SHBA-ve dhe BE-së mbeten “fondamentalisht kooperues“ dhe se të dyja palët kanë vizion të përbashkët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë të BE-së.

Palmeri tha se SHBA-të “fuqimisht dhe publikisht“ mbështesin procesin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës që i udhëheq i dërguari special i BE-së Mirosllav Lajçak.

Shtoi se Uashingtoni mbështet dhe inkurajon vendet e Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik, siç janë koridoret e gjelbërta, porse është e domosdoshme që të bëhen reforma strukturore që të përparohet në rrugën drejt BE-së në mënyrë që të tërhiqen investime të huaja.

Sipas fjalëve të tij të gjithë invesimet janë të mirëseardhura, përfshirë edhe ato ruse dhe kineze, nëse janë transparente dhe në përputhje me ligjin.

“Por vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë se e ardhmja e tyre ekonomike gjendet në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin ne infrastrukturën e ardhshme europiane“, shtoi Palmeri.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme të Komisionit Europian për fqinjësinë dhe bisedimet mbi zgjerimin Ruis Kalavera tha se pjesa më e rëndësishme e samiti të sotëm është mesazhi i fortë se të gjithë aktorët shohin përfitim te bashkëpunimi.

“Mund të ftojmë Komisionin Europian ta mbështesë këtë sepse tejkalimi i pengesave është synimi që i kemi vënë vetes para disa vitesh dhe këto pengesa e kanë bërë rajonin jo tërheqës për investime të huaja“, tha ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu tha se shkëmbimi i rajonit me BE-në është i lartë, por se vënia e fokusit te bashkëpunimi mes shteteve të rajonit është ajo që do të tërheqë investitorët e huaj.

„Për bashkësitë e biznesit në rajon më e rëndësishmja është rritja e bashkëpunimit në rajon. Ata e dinë mirë se bashkëpunimi i afërt në Ballkanin Perëndimor do t’i dërgojë sinjale pozitive dhe ekonomive të tjera“, tha Bregu.

Shtoi se Këshilli për Bashkëpunim ka plan aksional të përgatitur për bashkëpunim rajonal i cili do të miratohet në Samitin e  Sofjes në muajin nëntor, dhe i cili, krahas katër lirive të BE-së, do të fokusohet edhe në investimet rajonale, tregun digjital, integrimin, inovacionet dhe politikën e gjelbërt.

Nënvizoi se udhëtimi me karta identiteti në rajon është me shumë rëndësi.

“Nëse nuk munden të livizin lirshëm në rajon, udhëtimet dhe integrimi ekonomik doi të jenë gjithmonë të vështirë“, tha Bregu.

Sipas deklaratave të mëparshme të organizatorëve, pritet që ky takim të kontribuojë në përmirësimin ekonomik të rajonit pas pandemisë së koronavirusit.

“Pasojat e pritshme ekonomike dhe sociale të pandemisë së Kodid-19 në Ballkan kërkojnë aksione të shpejta rajonale në mënyrë që të evitohet stanjacioni ekonomik dhe destabiliteti potencial që vjen me të”, nënvizoi Këshilli Atlantik që pret një përgjigje të liderëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim më të madh ekonomik përfshirë edhe fluskin e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve nëpërmjet kufijve në rajon.

Këshilli Atlantik e ka organizuar samitin për partneritet në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të lehtësojë dhe promovojë hapa konkretë mes liderve me qëllim integrimin rajonal të bashkëpunimit që mund të nxisë përmirësim  ekonomik pas pandemisë. Në një afat të gjatë të përmirësojë konkurencën e rajonit dhe të rritë tërheqjen e tij për investitorët.

“Masat e prekshme për të cilat do të merren vesh në samit, janë të lidhura dhe të harmonizuara në iniciativat dhe dialogët rajonale ekzistuese, do të përcjellin një mesazh politik me rëndësi në momentet e pasigurisë së shtuar”, ka deklaruar më parë Këshilli Atlantik kur bëri të ditur mbajtjen e samitit.

 *Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

Të fundit