Flash News

KRYESORE

Rama në seancë të jashtëzakonshme: Me Metën kemi një problem që prej të shtunës

Rama në seancë të jashtëzakonshme: Me Metën kemi

Kryeministri Edi Rama ka hyrë direkt në temë në seancën e sotme jashtë rendit në Kuvend, duke kritikuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta, duke mos dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ai deklaroi nga foltorja se me Metën ka një problem që prej të shtunës, kur i dërgoi propozimin e tij për dekretimin e Lleshit, dekret që nuk u firmos prej Metës.

Kjo seancë po zhvillohet për shkarkimin zyrtar të Fatmir Xhafajt, pas dekretimit nga presidenti.

Deklarata e Ramës:  

Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës

Shumë nga ne, në sallë kemi votuar për Metën si president. Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishe kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur Kuvendi do zgjidhte presidentin e 7.

Për hir të së vërtetës, që kur hyri në presidencë, pas asaj dalldisjes rrugëve të vendit me flamurin e LSI, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar Kushtetutës, ka peshuar fjalën dhe ka baraspeshuar qëndrimin.

Por, qysh prej të shtunës ne kemi një problem me Metën, ose një problem i krijuar nga ai në punën tonë si shumicë qeverisës që na ka mbledhur sot këtu.

Puna jonë është të hartojmë ligje deri kur të kemi besimin e popullit. Kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e dikujt tjetër, përfshirë edhe presidentin. Kushdo ka të drejtë të na kritikojë, por askush veç popullit nuk e ka e as nuk e merr dot

Kushtetuta i ka të përcaktuara një për një, 12 kompetencat e presidentit. Ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit, për sa kohë gëzon shumicën në parlament, apo ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit.

Nëse ekzistonte një e tillë, s’ka diskutim që paraardhësi i Metës do ta kishte lënë pa e zbuluar. Edhe pse haptazi partiak, pasi e bombardoi me furinë e grykës gojës, Nishani e firmosi dekretin me duart e lidhura në nga Kushtetuta.

Të fundit