Flash News

KRYESORE

Rama në Shkodër pas përmbytjeve, reagon Vasili: Kur ishin në hall, kryeministri u fut vrimave

Rama në Shkodër pas përmbytjeve, reagon Vasili: Kur ishin në

Kryeministri Edi Rama siç duket sot udhëton drejt Shkodrës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në facebook.

Ai ironizon vizitën e Ramës, tashmë pas normalizimit të situatës së përmbytjeve në Shkodër, me të cilën u përballën banorët gjatë gjithë periudhës së dimrit.

Vasili e cilëson këtë vizitë si të turpshme, pasi shkon në Shkodër jo atëherë kur kur banorët kishin nevojë.

REAGIMI I VASILIT

Kryeministri në Shkodër???? Çfarë zgjyre morale.

Kur u përmbyt Shkodra dhe shkodranët ishin në ditë të hallit, kryeministri siç e ka zakon u fut vrimave dhe nuk shkeli në Shkodër,por bënte turizëm në Vlorë.

Sot shkon në Shkodër??

Vendin e parë në botë në klasifikimin e paturpësisë ky kryeministër e ka hak.

Paturpësia është llum dhe zgjyrë morale.

Shpjegojani kryeministrit të lumtur në paturpësinë e vet.

 

Të fundit