Flash News

KRYESORE

Rama në shtëpinë e re të Thaçit me Haradinajn, Veselin, Limajn e Pacollin. Në ‘menu’ ndryshimi i kufijve?

Rama në shtëpinë e re të Thaçit me Haradinajn,

Kryeministri Rama është parë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ne Prishtine.

Në tavoline, ndodhet edhe kryeministri Haradinaj, bashkë me ta edhe figurat të tjera të rëndësishme të jetës politike, si: kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, dhe deputeti Fatmir Limaj.

Nuk dihet arsyeja e darkës që duket miqësore të paktën në momentin kur është shkrepur foto.

Në daljet e fundit publike, kryeministri Rama ka mbrojtur shpesh presidentin Thaçi, që është në ‘syrin e ciklonit’ për shkak të promovimit të idesë për ndryshimin e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Qëndrim diametralisht të kundër për këtë çështje ka Haradinaj, që deklaron se Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respekton.

Të fundit