Flash News

KRYESORE

Rama në Tepelenë, takim në palestrën ku Tërmet Peçi ka pikturuar kryeministrin

Ditën e martë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Tepelenë dhe sipas axhendës do të mbaj një takim  me banorët. Sipas asaj që thuhet në axhendën e kreut të qeverisë, në këtë takim do të bëhet ‘prezantimi i projekteve të reja zhvillimore për qarkun’.

Por ajo që tërheq vëmendje është vendi që është përzgjedhur për mbajtjen e kësaj konference. Sipas axhendës ajo do të mbahet në ambientet e palestrës, në muret e së cilës kryebashkiaku Tërmet Peçi, ka pikturuar kryeministrin Edi Rama si basketbollist.

Pak kohë më parë, u tha se piktura do të fshihej por kryebashkiaku u shpreh kundër. Nesër do të zbulohet nëse portreti i Ramës vijon të jetë ende në murin e palestrës apo është fshirë.

Të fundit