Flash News

KRYESORE

Rama në Thumanë: Do bëjmë çmos të shpëtojmë banorët nën rrënoja

Rama në Thumanë: Do bëjmë çmos të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë, në zonën më të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.

Rama është shoqëruar nga zv kryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Banorëve të tronditur që janë zhvendosur për të kaluar natën në çadra, kryeministri u ka thënë se banorët nën rrënoja do të shpëtohen.

Edi Rama: Do të bëjmë çmos. Njeriu nën rrënoja mund të mbijetojë disa ditë. Të gjithë i kemi vënë kapacitet në dispozicion, do të kthehemi nuk do u lëmë vetëm.

Banorja: Zoti e bëftë mirë.

Edi Rama: Kush e ka fatin të jetë akoma duke marrë frymë do të shpëtojë, kush ka marrë goditjen fatale...

Banorja: Ne fukarenj ishim, tani u mbaruam komplet

Edi Rama: Më dëgjo pak, gocën ta kesh me jetë të gjallë. Kur të mbarojë kjo atëherë...

Të fundit