Flash News

KRYESORE

Rama në Ukrainë: Synimi ynë, të sigurojmë armëpushim të plotë në zonat e konfliktit

Rama në Ukrainë: Synimi ynë, të sigurojmë

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën e parë në Ukrainë, nën cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Vadym Prystaiko, Rama tha se Ukraina është sfida më e ngutshme për sigurinë e stabilitetin në Evropë sot dhe garantoi për një armëpushim të qëndrueshëm.

“Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë si kreu i radhës së OSBE. Reflekton rëndësinë që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe rreth saj.

Në këndvështrimin tim mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë e stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin e parimeve të OSBE dhe do inkurajojmë marrëveshjen e Minskut, duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh të kontaktit dhe procesin e formatit të Normandisë.

Marrëveshjet, kontaktet po diskutohen dhe duke qenë se do kërkohet ende kohë për një të tillë ajo që mbetet thelbësore është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që ata përballen duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku do punojmë pa reshtur për të bërë gjithçka të mundur pasi garantimi i ndalimit të shtënave dhe armëpushim i qëndrueshëm është jetik.

Ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme, duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm.

Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultat e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për tu bërë drejt një paqeje të qëndrueshme. Jam këtu për t’ju thënë se përfaqësuesi im i posaçëm në Ukrainë dhe grupin trepalësh zoti Grau do eksplorojë me pjesëmarrësit si të ecë sa më mirë në këtë proces”, tha Rama, i cili tha se nesër pritet të jetë në Ukrainën Lindore për të parë nga afër situatën në zonat e prekura nga konflikti.

Konflikti mes dy vendeve në lindje të Ukrainës ka shkaktuar mbi 13 mijë viktima që prej vitit 2014.  Ndërkohë, kujtojmë se në dhjetor 2019 në Paris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ai rus, Vladimir Putin arritën marrëveshje për një armëpushim të ri dhe dakordësi të tjera.

Të fundit