Flash News

KRYESORE

Rama nën zë: Ndërtimet e reja i kam parë me frikë, dje rezistuan mirë

Rama nën zë: Ndërtimet e reja i kam parë me frikë, dje

Kryeministri Edi Rama vizitoi pasdite disa familje në njësinë administrative Nr. 7, të cilave u kërkoi  të largohen përkohësisht, në funksion të rindërtimit të çatisë së rrënuar nga lëkundjet sizmike.

Gjatë bisedës me ta, ai theksoi se “tërmeti ishte i fortë, ne i kemi parë gjithmonë me frikë sidomos këto ndërtimet e reja, por faktikisht ka rezistuar goxha mirë. Kjo shtëpi duhet të riparohet, kryesisht pjesa e tavanit, se strukturalisht nuk besoj se ka problem”.

Kreu i Qeverisë u kërkoi banorëve të largohen në mënyrë që të riparohet shtëpia e tyre. “Ju shkoni tek kavalishenca në Durrës dhe bëni një pushim të detyruar. Pjesa e tavanit është goxha e dëmtuar dhe është problem për ju dhe komshiun përballë, se të tjerët nuk kishin probleme”, – nënvizoi Rama.

“Duhet bërë kjo gjë se për çdo eventualitet duhet bërë se është problem kjo pjesa lart. Më mori ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e më tha hajde se duhet t’i mbushim mendjen disa familjeve se nuk lëvizin. Në fakt shumë pak janë që e kanë këtë problem. Në një afat të shpejtë do të rregullojmë shtëpinë”, u shpreh Rama.

Është hera e parë që kryeministri, i cili ka qenë edhe kryetarë i bashkisë për 12 vite, pranon se pallatet e reja nuk janë dhe aq të sigurta.

Të fundit