Flash News

KRYESORE

Rama nesër në Athinë, takim me homologun grek për çështjen e detit

Rama nesër në Athinë, takim me homologun grek për

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në kryeqytetin grek, Athinë ku do të marrë pjesë në forumin e BE-së me vendet e Ligës Arabe.

Pritet që Rama të mbajë një fjalim në këtë samit.

Po ashtu ai do të takojë homologun grek Kyriakos Micotaqis për të biseduar mbi çështjen e detit.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka cilësuar “të vdekur” marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë një interviste në media ish-ministri Bushati është shprehur se të dyja palët synuan të ndërtonin një proces të ri që të çonte drejt një marrëveshjeje më të drejtë, të bazuar mbi legjislacionin ndërkombëtar dhe mbi Konventën e Detit.

Të fundit