Flash News

KRYESORE

Rama nesër në Kukës, Shehu: Qyteti kandidat për ‘Nobel’ nuk të mirëpret

Rama nesër në Kukës, Shehu: Qyteti kandidat për

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu deklaron se kryeministri Rama nuk është i mirëpritur nesër në qytet, pasi sipas tij, ai nuk e ka trajtuar Kukësin asnjëherë si pjese te programeve qeveritare.

Shehu kujton se Rama u mandatua dy here per te "drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit".

“Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone është Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive. Per te gjitha keto, Rama duhet te ike”, përfundon Shehu.

Rama do të vizitojë qytetin verior, ku do të inagurojë fillimin e punimeve për inaugurimin e aeroportit në një kohë që mbetët të shihet nese do të zyrtarizojë tani Safet Gjicin si kandidat për bashkinë.

Stausi i plotë:

Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.

Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.

E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.

Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.

Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive. Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.

Të fundit