Flash News

KRYESORE

Rama: Nesër nisemi drejt 18 qershorit pa opozitën

Rama: Nesër nisemi drejt 18 qershorit pa opozitën

Në komunikimin Javor, Rama ka ftuar edhe njëherë opozitën për të bashkëpunuar duke i ofruar postet të cilat i ka bërë me dije në takimin e fundit me negociatorin, presidentin Nishani; ato te zëvëndësministrave dhe të zv/kryeministrit.

Rama u shpreh se nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli  nga ana e PD-së në orët e fundit që kanë ngelur, fushata do të nisë nesër, pa opozitën.

Pjesë nga komunikimi javor i Ramës:

Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, nesër nis fushata.  Sot opozita është kthyer në një bunker ‘plasmasi”. PD nuk ka dashur të dëgjoje. Në pak orë të mbetura zor se do të dëgjoje të bëjë detyrën e saj.

Kohen e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të hapur një faqe të re bashkëpunimi.  E humbi këtë kohë të çmuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Me shumë keqardhje duhet të them se në këto kushte se PD eshtë një fije shprese e padukshme. Qeverinë nuk ua japim dot në tavolinë për t`i marrë me të mirë që mos ta hedhin në plehra PD-në.

Nuk ja heqim dot PD-së frikën nga humbja.  Zgjedhjet janë të popullit, jo shërbëtorëve të qeverisë as të opozitës. Nëse nuk ndodh mrekullia në orët e mbetura ne neser do të nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike. Dita e zgjedhjeve nuk shtyhet, neser nis fushata.

Në mungesë të PD-së ne nuk do të harrojmë asnjë qytetar që është mësuar të votoje për PD-në. Ftojmë çdo demokrat të arsyeshëm të na bashkohet për një shtet që punon. Ftojmë çdo demokrat të na bashkohet. Të bashkuar pa asnjë dallim, demokratë e socialistë. Të gjithë përpara për Shqipërinë që duam. Sa më shumë të bëhemi aq më afër Europës.

Thirrja ime sot, për të gjithë që e duan Shqipërinë është të mbrojmë Shqipërinë me fjalën tonë, me votën tonë që të bëjmë realitet ëndrren europiane.

Të fundit