Flash News

KRYESORE

Rama nga Berati: Burrat demokratë vetëm për punë nuk i ke. Thirrje grave të tyre

Rama nga Berati: Burrat demokratë vetëm për punë nuk i ke.

Kryeministri Edi Rama, nga Berati sot ka “thumbuar” burrat demokratë për të cilët u shpreh se nuk i ke për asnjë punë, ndërsa socialistët sipas tij janë ndryshe.

Ai u bëri thirrje grave të tyre që t’i ndalojnë t’i bashkohen protestës së opozitës se nesërme në Tiranë.

“I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë ‘hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana’. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata”, tha Rama.

Kujtojmë që në protestën e nesërme organizuar nga PD dhe LSI, një muaj pas protestës masive të 16 shkurtit, pritet të ketë prani të shumtë të qytetarëve.

Të fundit