Flash News

KRYESORE

Rama nga burgu i grave, u premton ulje të dënimit: Një grua që kryen një krim ka 1001 plagë në trup e në shpirt

Rama nga burgu i grave, u premton ulje të dënimit: Një grua

Kryeministri Edi  Rama dhe minstrja Etilda Gjonaj po zhvillojnë një takim me gratë e burgosura në Tiranë.

Duke folur nga ambientet e burgut, kryeministri Rama ka premtuar amnisti për shumë gra duke shtuar gratë në Shqipëri janë të shtypura.

Do të kisha dashur të kishte edhe ulje për disa prej jush që kanë kryer krime të rënda, jo për të justifikuar krimet, vrasjet e burrave për të thënë se besoj fort se përtej faktit që kryen një krim të rëndë ka 1001 arsye, 1001 plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura në trup që e çojnë në atë pikë. Por përtej kësaj, predispozita e ministres Gjonaj ka qenë maksimale, por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet ligjore e morale.

Të ngjethet mishi kur shikon gra të dhunuara dhe protagonistët marrin dënime qesharake. Por edhe me përsëritës, burrë të dënuar me akte dhune ndaj grave, por që ribëjnë akte dhune. Faktikisht, e bën edhe shtetin bashkëpunëtor në krim në këtë rast. Po ashtu, përtej shumë përmirësimeve kundër dhunës ndaj grave, përsëri gratë janë viktima në masën më të madhe”, tha Rama.

Të fundit