Flash News

KRYESORE

Rama: Nga e hëna nis riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur rrugëve të Europës

Rama: Nga e hëna nis riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur

Kryeministri Edi Rama deklaron se nga e hëna nis riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur në Evropë për shkak të mbylljes së kufijve, prej situatës së krijuar në mbarë planetin nga Covid-19.

Në një komunikim online, Rama tha se misioni i riatdhesimit do të mundësohet përmes Air Albania dhe pa pagesë nga shqiptarët që presin të kthehen në Shqipëri.

“Javën që vjen nisim misionet e fluturimit për riatdhesimin e njerëzve tanë të mbetur rrugëve të Europës. Grupi më i madh është në Itali me 650 persona, në Britaninë e Madhe, Greqi, Gjermani, Francë etj.

Nesër do të publikojmë kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse. Këto misione do t'i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve, dhe unë besoj se i takon "Lasgushit" t'i sjellë njerëzit tanë në shtëpi.

I kam kërkuar ‘Air Albania’ të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Europës dhe të mos marrë para për të kryer këto misione humanitare. Kompania është përgjigjur pozitivisht, kurse ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për lejet speciale”, tha Rama.

Të fundit