Flash News

KRYESORE

Rama nga Fieri: Pas Rrugës së Kombit, edhe aksi Vorë-Rrogozhinë do bëhet me pagesë

Rama nga Fieri: Pas Rrugës së Kombit, edhe aksi

Pas Rrugës së Kombit që bëhet me pagesë, 5 euro për makinë, nga 1 janari 2018, edhe aksi Vorë - Rrogozhinë do bëhet me pagesë, me perspektivë që të gjitha akset rrugore në vend do të bëhen me pagesë, në një të ardhme. Kështu mendon Rama që shpreson të jetë kryeministër edhe një mandat të tretë për ta mbyllur përfundimisht këtë projekt të tij.

Nga qyteti i Fierit ku prezantoi buxhetin për vitin 2018, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi edhe për një sërë projektesh në infrastukturë.

Rama tha se për pak javë do lidhet kontrata për për fillimin e punimeve për Rrugën e Arbrit. Kryeministri njoftoi gjithashtu se një nga akset më të rëndësishëm të vendit, ai Vorë-Rrogozhinë do bëhet me pagesë.

Pritet që kjo të jetë rruga e parë mbi të cilën do aplikohet sistemi i tarifimit për kalimin e mjeteve, ndërsa akse të tjera të parashikuara janë Milot­ -Morinë, Tiranë­- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar.

Të fundit