Flash News

KRYESORE

Rama: Nga janari, familjet e pastreha nga tërmeti do të akomodohen në shtëpi me qira

Rama: Nga janari, familjet e pastreha nga tërmeti do të akomodohen

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një mbledhje të jashtëzakonshme me Këshillin e Ministrave, lidhur me situatën pas tërmetit me magnitudë 6.4.

Rama tha se familjet e akomoduara në hotele do vijojnë të qëndrojnë deri në fund të vitit, ndërsa nga janari do të sistemohen në shtëpi me qira, kosto që do të mbulohen nga vetë qeveria.

“Gjendja psikologjike e njerëzve ka nisur të përmirësohet. Është domosdoshmëri përgatitja e fazës tjetër, ajo e akomodimit për ata që janë në hotele, dhe për ata që janë në zonat rurale. Kam merak për këta të fundit për t’ju garantuar cilësi maksimale të tendave.

Ata që i kanë shtëpitë të dëmtuara dhe s’kanë ku hyjnë, nuk do i çojmë në kampe e çadra, por apartamente me qira deri kur të bëhet rindërtimi, i cili do zgjasë.

Nga ana financiare do e përballojmë ne. Pati të kalojnë krishtlindjen dhe vitin e ri në hotele, nga janari do kalojnë në apartamente që të kenë minimumin jetik dinjitoz me pajisjet minimale të nevojshme që të mbrohen nga i ftohti e të kenë mundësi të ushqehen, me një kuotë të caktuar dhe me ndihma ushqimore.

Ata që kanë hyrë në hotele pak nga pak të kthehen në shtëpi. Kjo mund të zgjasë edhe tre vjet, por brenda 2020-s masa e madhe duhet të jenë të sistemuar”, tha kryeministri.

Të fundit