Flash News

KRYESORE

Rama nga Konferenca Vjetore e Komitetit Izraelito-Amerikan: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë tek nazistët

Rama nga Konferenca Vjetore e Komitetit Izraelito-Amerikan: Shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, që u mbajt në Uashington. Duka folur mbi raportet mes dy vendeve, kryeministri tha se do të punoj që Izraeli të jetë partner kryesor i Shqipërisë dhe se vendi ynë është shembull për t’u ndjekur sa i përket harmonisë fetare.

“Ne jemi kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe Netanjahu nga ka premtuar se do jetë ndër partnerët kryesorë që do të na mbështesë. Jemi shembull i jashtëzakoshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë më së miri,” tha Rama.

Rama gjithashtu kujtoi kohën kur populli ynë ka mbrojtur hebrenjtë duke mos dorëzuar asnjë tek nazistët por duke i mbajtur në shtëpitë e tyre: “Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”

Në fund, Rama zbuloi se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.

Rama ishte një prej dhjetëra folësve në këtë aktivitet, ku nuk mungonin as figura të njohura dhe me rëndësi si zv/presidenti amerikan, Mike Pence, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti i Ganës, ambasadorët e SHBA dhe Izraelit në OKB, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio, ministrat e Jashtëm të Togos dhe Estonisë, ambasadorët e Lituanisë, Estonisë, Letonisë dhe Azerbajxhanit në Uashington, ish-ministri i Jashtëm i Kanadasë, kongresmeni Eliot Engel, ish-ndihmës sekretarja Victoria Nuland, etj.

Të fundit