Flash News

KRYESORE

Rama nga Kukësi flet për taksën e "Rrugës së Kombit": Jemi qeveri që gabojmë herë pas here

Rama nga Kukësi flet për taksën e "Rrugës së

Kryeministri Edi Rama para qytetarëve të Kukësit ka pranuar se aid he qeveria e tij gabojnë herë pas here, teksa iu referua dhe rastit të taksës së rrugës së Kombit.

Rama u shpreh se ndonëse gabojnë, qeveria , sipas tij, reflekton në rastet kur njerëzit kanë të drejtë.

“Faktikisht ne ishim gabim dhe ju ishit drejtë. Ajo që ka rëndësi është se deri dje Kukësi dhe gjithë Shqipëria kishin një qeveri që gabonte shumë, mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë. Ne jemi qeveri qe gabon herë pas here mendon shumë dhe reflekton kur gabim. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi të pagabueshëm por kur mundohemi të bëjmë sa më shumë gjëra është e pamundur të shmangësh gabimin. Ajo që është e rëndësishme është se ne jemi të vetëdijshëm me faktin që ne gabojmë por u japim të drejtë njerëzve kur mendojmë se ata kanë të drejtë”, u shpreh Rama.

Të fundit