Flash News

KRYESORE

Rama nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë nga PD na doli Myslym Murrizi

Rama nga Lushnja: I vetmi me dy pare mend në kokë nga PD na doli

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të nismës “Bashkia që duam” ka vizituar qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar opozitën për djegien e mandateve si dhe ka komentuar refuzimin e deputetit të PD Myslym Murrizi për të dorëzuar mandatin e deputetit.

“Ne nuk jemi të përsosur dhe asnjë qeveri nuk është e pagabueshme. Qeveria jonë ka bërë gabime, por ne kemi ditur të reflektojmë dhe të reagojmë. Transformimi flet vetë në Lushnjë dhe në Divjakë edhe pse hallet nuk kanë të sosur.

I vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi në Lushnjë. Do doja ta thoja unë atë shprehjen e Murrizit që u nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni për të rrëzuar Myslym Murrizin. Kjo që jemi sot, jemi ne. Ata që ishin dje, janë ata. Kush do e bëjë më mirë? Ne që sollëm deri këtu? Apo ata që e lanë dje?”, u shpreh Rama.

Të fundit