Flash News

KRYESORE

Rama nga Tropoja: Meta si Haxhi Qamili, më mirë mos të të duan, por të merren me ty

Rama nga Tropoja: Meta si Haxhi Qamili, më mirë mos të të

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar presidentin Ilir Meta nga Tropoja, ku nën masa të rrepta sigurie zhvilloi takimin elektoral të radhës.

Rama tha se nuk mërzitet që atë ka njerëz që nuk e duan, sepse prapë merren me të, e nuk është i harruar.

“Më mirë mos të të duan e në fund të ditës merren me ty, se sa mos të të kenë në hesape fare. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti, që nuk e ka njeri në hesap. Jo Nardi është një nivel më lartë se ja ka zënë vendin Ilir Meta me fjalinë “shantazhin ndaj gjykatësve e pashë në fotografi, Nard Ndoka këtë nivel nuk kishte kapur.”, tha Rama nga Tropoja.

Ai shtoi se Ilir Meta, ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale.

“Ka marrë përsipër molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër t’i gjuajë me molotov Amerikës, Europës. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë ata i thanë sikur po e tepron se po preken interesat e Francës. Tha sa të kem Shijakun dhe Kavajën nuk pyes Amerikë. Është ky vend që nxjerr Haxhi Qamilë.

Çfarë ke mor vëllai mos bërtit se do na shohë ai patrioti yt dixhital e do thotë ‘Rama ik’. Unë do iki, por do iki në Kukës. Ju edhe dashninë e keni me të bërtitur. E vërteta është se bërtasin nga frika. Një shpikje e ka bërë Ilir Meta, që nuk e ka bërë njeri në botë, e firmosa po me firmën time anuloj firmën time, se është firma ime. Ca është kjo?”, deklaroi Rama në takimin elektoral.

Pasi mbaroi mitingun, ai me helikopter u nis drejt Kukësit.

Të fundit