Flash News

KRYESORE

Rama nga “Zonë e Lirë” refuzon të klasifikojë Rudina Xhungën në”kazanin mediatik” ?

Rama nga “Zonë e Lirë” refuzon të klasifikojë

I ftuar te studio e “Zonë e Lirë” kryeministri Rama bëri  një ndarje të  portaleve mediatike dhe emisioneve televizive , në atë që ai i quan”kazane mediatike”.

Arjan Çani nisi me emisionet më  të ndjekura si “Opinion” “Të paekspozuar” etj. Në rastin e “Dritare nga Rudina Xhunga” Rama refuzoi të bënte klasifikimin.

Justifikimi i tij  ishte se  nuk e kishte  ndjekur  më  kohët  e fundit dhe si rrjedhim nuk mund të  dilte në përfundim.

Kujtojmë se  kohë më parë Rama kishte konsideratë për gazetaren në fjalë por ndoshta si hipotezë e prishjes së marrëdhënieve mes  tyre mund të jetë bashkëshorti i Rudina Xhungës, Dritan Hila.

Ai gjithashtu është  një gazetar por më parë ka mbajtur postin e ish-zv/ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama. Shkak i kësaj krisje  janë disa shkrime  dhe  së fundi dalja kundër qeverisë në të cilën Rama  mban postin e kryeministrit.

 

Të fundit