Flash News

KRYESORE

Rama nis ditën me studentët e Universitetit Bujqësor: Këtë territor ta do takthejmë në një oaz studimi

Rama nis ditën me studentët e Universitetit Bujqësor:

Sot, në këtë vit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë studentët shqiptarë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës. Në nisje të fjalës së tij Rama pohoi se ky universitet do të pësojë ndryshime të mëdha, duke nisur që nga territori përreth tij. “Zgjodhëm ta uronim fillimin e vitit të ri shkollor, në këtë universitet pasi dëshirojmë që këtu të vazhdojmë t’i hapim rrugë një procesi transformimi rrënjësor. Transformim themelor përtej këtyre mureve. Bashkë me disa pedagogë vizituam kantierin e universitetin. Pedagogët janë të kënaqur, unë jo shumë, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë. Bindja ime është që modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohen të gjithë elementet e kësaj fushe. Do jetë një oaz i mrekullueshëm ku natyra dhe e gjithë infrastruktura të jetë në harmoni të plotë. Këto fjalë mund të tingëllojnë utopi, por ju siguroj se studentët që janë sot në vitin e parë, do e shohin që këto fjalë do të transformohen në realitet. Përpara një viti ishim këtu dhe s’u besoja syve se çfarë katrahure ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur rregull. Nuk do ketë asnjë aktivitet nëse nuk është në harmoni me ato të studentëve. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Këtu nuk mund të ketë makina që vendosin të parët mbi njerëzit, apo nuk mund të ketë më shumë kafene se aula. Këtu nuk mund të ketë një udhëkryq, këtu duhet të ketë vetëm studentë. Nuk mund të hy dhe të dalë askush këtu si të dojë. Këtu ka shumë për të bërë. Këtë territori ta kthejmë në një oaz”, tha Rama.  

“Ky universitet prodhonte vite më parë, prej këtu merreshin eksperimentet dhe implementoheshin tek bujqit. Është kjo ajo që ne duhet të kthejmë. I ka të gjitha mundësitë të bëhet një bazë prodhuese dhe i ka të gjitha potencialet që të bëhet konsulenti më i rëndësishëm strategjik i qeverisë. Ne nuk kemi pse harxhojmë para nga buxheti për të blerë konsulenca në treg” tha Rama.

Të fundit