Flash News

KRYESORE

Rama nis Komunikimin e Javës, lajmëron qytetarët: Prisni dhe 2.7 ditë që lehtësimi juaj të marrë fund

Rama nis Komunikimin e Javës, lajmëron qytetarët: Prisni dhe 2.7

Kryeministri Edi Rama ka nisur Komunikimin e parë Javor që pas shpalljes së qeverisë së re.

Ndryshe nga komunikimet e tjera të cilat i realizonte në zyrën e tij, Rama komunikimin e parë e ka realizuar në lëvizje, por sërish i veshur sportiv.

Që në fillim të fjalës së tij ai shpehu keqardhje për “sulmet e baltës ndaj kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit” dhe tregoi se nesër orën 10:00 do të marr fjalën në Kuvend për prezantimin e programit të qeverisë së re.

Rama iu drejtua qytetarëve që të presin edhe 2.7 ditë që makthi i tyre duke pritur në radhët e gjata pranë zyrave të shtetit të marrë fund.

“Me certifikatën do të nisë eleminimi i dhjetra udhëtimeve dhe radhët në zyrat e shtetit. Prisni dhe 2.7 ditë dhe do të  ndjeni lehtësimet nga rraskapitjet në zyrat e shtetit”, u shpreh Rama.

“Qeveria do te shpallë vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm. Kjo qeveri është krijuar për të qenë një qeveri e juaja në kuptimin më konkret të fjalës, për të bërë progres të ndjeshem, me shtet punë e mirëqenie.  Ndryshimi i strukturës dhe mekanizmave është vetëm në fillim dhe është fillimi i një ndryshimi që do ndryshojë jetën e çdo qytetari, do ulë korrrupsionin dhe do përshpejtojë integrimin evropian të Shqipërisë”, shtoi më tej kryeministri duke iu drejtuar qytetarëve gjatë komunikimit online në facebook.

Të fundit