Flash News

KRYESORE

Rama nis "pastrimin" në Bashkinë e Shkodrës, urdhëron largimin e drejtorëve rajonalë

Rama nis "pastrimin" në Bashkinë e Shkodrës,

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e shumicës së drejtorëve rajonalë në qarkun e Shkodrës.  Urdhri i tij u dha në Lezhë gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste.

Sipas Report.tv, ditën e nesërme në orën 17:00 Rama do të zhvillojë një takim me drejtorët e qarkut të Shkodrës, ndërsa në orën 18:00 do të mbledhë edhe kryesinë e PS ku do të vendoset caktimi i drejtuesit të ri politik në qarkun e Shkodrës.

Kjo sepse, Valdrin Pjetriu largua nga posti i koordinatorit të qarkut në qytetin veriperëndimor dhe gjithashtu u tërhoq nga marrja e postit të kryebashkiakut në këtë qytet.

Në mbledhje Rama ka folur edhe për ndryshimet që do të pësojë ligji i dekriminalizimit, duke marrë shkas nga rasti i Valdrin Pjetrit.

Pjetri akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.

Të fundit