Flash News

KRYESORE

Rama nis Qaton dhe Klosin në Këlcyrë: Asnjë tolerim për biznese të paligjshme!

Edi Rama ka filluar t’i çojë ministrat dy e nga dy në bazë, aty ku ka shqetësime. Pasi “promovoi” dyshen Gjiknuri – Kumbaro në dialog me Himarën, pa sukses, dërgon një tjetër dyshe Klosi – Qato për Këlcyrën. Pasi media e ngriti si shqetësim ngritjen e një biznesi, pa leje, të shfrytëzimit të ujërave të Vjosës, në grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan sot drejt vendit ku janë hedhur kolonat dhe betoni për devijimin e ujërave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, pasi kishte marrë udhëzime të qarta nga Rama, deklaroi se “nuk ka asnjë tolerim për biznese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë së përbashkët, mjedisin”.

Ai foli me gjunën e Ramës: “Dinozaurë mjedisore si ky ndërtim këtu, nuk do të pranohen, nuk do lejohen dhe nuk kalojnë në heshtje!”.  Ai denoncoi heshtjen e çdo strukture lokale që mbyll sytë dhe “lejon të tilla biznese të paligjshme, krime mjedisore që dëmtojnë interesat e përbashkëta, pronën e përbashkët dhe më shumë sesa kaq, lejojnë të dëmtohet kjo pasuri e përbashkët siç është lugina e Vjosës, që është trashëgimi e përbashkët historike, kulturore por dhe shpirtërore”, deklaroi Ministri Klosi.

Të fundit