Flash News

KRYESORE

Rama njoftoi hapjen, reagon Bardhi: S`mund t`i ikë përgjegjësisë për t`u siguruar pagesën shqiptarëve

Rama njoftoi hapjen, reagon Bardhi: S`mund t`i ikë

Pas daljes së Kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi hapjen graduale të ekonomisë, reagoi dhe Partia Demokratike. Për Sekretarin e PD, Gazmet Bardhi, Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë për t`u siguruar shqiptarëve pagën e mbijetesës. Ai shprehet se “pagesat për oligarkët vazhdojnë”, ndërsa po kryhen vjedhje të jashtëzakonshme me tenderat në kohë krize.

“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë.

Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbshtetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi. Kjo deklartë lidhet me pohimin e Kryeministrit Rama, që ekonomia shqiptare do të ketë gjithashtu një humbje që shkon deri në 500 milionë euro për shkak të koronavirusit. Gjithashtu, të shtunën do të publikohet dhe lista me bizneset të cilat mund të rifillojnë punën.

Të fundit