Flash News

KRYESORE

Rama njoftoi përjashtimin e tyre nga PS-ja, në Kukës janë vetëm dy këshilltarë socialist

Rama njoftoi përjashtimin e tyre nga PS-ja, në Kukës janë

Në daljen e djeshme për mediat, pas protestës së ndodhur në Kukës, kryeministri Edi Rama njoftoi përjashtimin e këshilltarëve bashkiak socialist nga Partia Socialiste.

“Çdo këshilltarë socialist i bashkisë së Kukësit që ka ngritur dorë, qorrazi apo me vetëdije, për thirrjen e pseudoprotestës së ngjizur me urdhër nga Tirana për realizimin e shfaqjes së sotme të barbarisë së dhunshme, e ka humbur po sot të drejtën që të jetë pjesë e familjes sonë politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë”, deklaroi Rama ditën e djeshme.

Në këshillin këshill të Kukësit bashkiak, janë dy përfaqësues të zgjedhur nga Partia Socialiste, Gazmend Oruçi dhe Tatjana Kërxhaliu ndërkohë që një këshilltarë tjetër është zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste të Moderuar.

Nuk dihet nëse Rama do ti përjashtojë të dy këta këshilltarë, duke e lënë PS-në pa përfaqësues apo do të sakrifikojë vetëm njërin për të mos humbur ‘flamurin’ e PS-së në këshillin bashkiak të Kukësit./ Politiko.al

Të fundit