Flash News

KRYESORE

Rama njofton një tjetër aksion kombëtar: Do bëjmë shtet në sektorin e  ujit

Rama njofton një tjetër aksion kombëtar: Do bëjmë shtet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të nis një aksion kombëtar, të njëjtë me atë që u zhvillua për energjinë elektrike,  këtë herë për ujin e pijshëm.

Rama tha se do të ketë një aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme.

“Pas energjisë elektrike, tani është koha të bëjmë shtet në sektorin e ujit. Ne do ti japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vjedhin ujin duke përfituar nga lidhjet e paligjshme, duke nxjerrë zorrët në dyqane për të ujit rrugën, që të rregullojnë gjendjen e tyre, dhe në fillim të vitit të ardhshëm nis penalizimi për të gjithë ata që kujtojnë se uji mund të përdoret si është bërë deri sot. Do nisin prerjen masive të lidhjeve të paligjshme”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Shqipëria sot harxhon 3 fishin e ujit të pijshëm që ka nevojë.

Të fundit